Kushtet e përdorimit

Siguracionet.

Te gjitha autoveturat tona jane te siguruara ndaj demtimeve me palet e treta.

Nese autovetura jone demtohet nga nje autoveture tjeter (e cilesuar me faj) demtimi nuk kompensohet nga Siguracioni Kasko, por nga Polica e sigurimit te autovetures qe ka shkaktuar demin (si pale e trete). Sipas rregullit, raporti i policise duhet te behet, dhe klienti duhet te pershkruaje situaten e aksidentit ne formularet standard, te cilet mund te gjenden edhe ne zyren tone. Telefononi nje nga agjensite e ECR për asistencen e nevojshme.

Nese autovetura jone demtohet nga shoferi qe e ka ne perdorim (i cilesuar fajtor), demtimi kompensohet 90% nga Siguracioni Kasko dhe 10% nga klienti. Sipas rregullit, Raporti i Policise duhet te behet, dhe klienti duhet te pershkruaje situaten e aksidentit ne formularet standart. Telefononi nje nga agjensite e ECR.

Siguracioni Kasko ka disa perjashtime: (nuk mbulon)

Siguracioni Kasko nuk mbulon demtimin e ketyre pjeseve: Gomat, carjen e gomave, tasat, demtimin e shasise (sepse ky demtim behet vetem nga pakujdesia e shoferit).

Siguracioni Kasko nuk mbulon demtimin e mottorrit si rezultat i karburantit te keq, nuk mbulon as demtimin e pompes se naftes ose benzines

Siguracioni Kasko nuk mbulon demtimet e kryera nga shoferat nen efektin e alkolit apo te drogave te ndryshme.

Siguracioni Kasko nuk mbulon demtimet e qellimshme te shkaktuara perms shperthimeve, zjarrvenies, eksploziveve, apo nga djegia e tapicerise se brendshme te makines.

Siguracioni Kasko nuk mbulon demtimet e shkaktuara nga shofere te cilet nuk jane te autorizuar me shkrim te perdorin autoveturen.

Ne rast aksidentesh nese klienti nuk paraqet raport policie, Siguracioni Kasko nuk eshte i vlefshem. (Klienti eshte i detyruar te paguaje te gjithe vleren e demit, sipas fatures).

TP (Mbrojtja nga Vjedhja), nuk aplikohet nese shoferi humb celesat, pakujdesive ndaj celesave dhe dokumentave te autovetures se ECR.

Procedure e detyrueshme:

Ne rast Aksidenti shoferi eshte i detyruar te telefonoje policine dhe agjensine me te afert te ECR, te pershkruaje situaten dhe te plotesoje dokumentacionin (formularet) e nevojshem.

Kalimi i Kufirit

Shoferi duhet te bleje Kartonin jeshil (ne agjensite e ECR ose ne nje kompani sigurimi ne kufi). Per Siguracionet ndiqen te njetat procedura si ne territorin Shqiptar.

Dorezimi

Kontratat e qerase se autoveturave mbi dy dite i japin mundesine klienteve te marrin autoveturen ne nje agjensi te TCR dhe ta dorezojne ate ne nje agjensi tjeter ECR, pa pagese shtese.

Marrja e autovetures ne Shqiperi dhe dorezimi i saj ne nje shtet tjeter nuk eshte e mundur., perverse ne rastet kur sherbimi i qeramarrjes shoqerohet me nje shofer te ECR.

Konfirmimi i rezervimit

Te gjitha rezervimet duhet te dergohen dhe te konfirmohen nga departamenti i rezervimeve, mundesisht brenda 24 oreve perpara kohes se marrjes se autovetures.

Ne disa raste te vecanta, gjate sezonit te pikut, ECR ka te drejten te mos konfirmoje rezervime nga plotesimi i kapacitetit te mundshem. Ne keto raste rezervimet paraprake do te minimizonin mos konfirmimet.

Mundesite e pagesave shtese

Tarifat zakonisht perfshijne qerate ditore (24 ore), kilometra te pa limituara, siguracionin CDW dhe TP (kasko dhe kundra vjedhjes)

Shtesat e mundshme:

PAI (siguracioni personal per aksidente) mund te blihet ne cdo agjensi, dhe eshte i pa rimbursueshem (15 EUR + 20 % TVSH)

Vonesat ne dorëzimin e autoveturave jane me shtesat ne pagese si me poshte:

0 - 3 ore -- Nuk ka pagese shtese

3 - 5 ore -- 1/5 e tarifes ditore

Mbi 5 ore -- nje dite e plote

Vonesat ne kthimin e autoveturave me shume se 6 ore pa lajmeruar nje nga agjensite e ECR do te denoncohen ne autoritetet e policise.

Kushtet per dorezimin e autovetures tek klienti

Te gjitha autoveturat do te pregatiten nga ECR gati per klientin, dhe keto përgatitje do te shenohen ne procesverbalin perkates. Te gjitha demtimet e autoveturave do te shenohen ne Raportin e demtimeve te pregatitur me pare nga ECR.

Kushtet e kthimit te autovetures nga klienti.

ECR kerkon qe autoveturat te kthehen (me goma te rregullta dhe te kontrolluara), ne te njeten situate si ne momentin e qeramarrjes.

Shtesa & extra:

Karrige per femije (vetem me kerkesa): tarifa ditore 3 EUR

Koha e prenotimit: Minimum 3 dite perpara

Dergimi dhe marrja e autovetures tek klienti

Dergimi dhe marrja e autovetures tek klienti behet vetem me kerkesa paraprake.

Gjate orarit te punes limiti brenda qytetit eshte 1. 5 EUR/KM + 20 % TVSH

Per ndonje kerkese te mundshme kontaktoni me departamentin e rezervimeve.

Kushtet e pagesave

Pagesa e qeramarrjes parapagese. Pagesat me para ne dore pranohet vetem per Grupet: Kompakt, Ekonomik dhe te Mesem, duke perfshire depoziten prej 200 EUR per grupin kompakt dhe ekonomik dhe 300 EUR per grupin e mesem. Klientit do ti kthehet depozita ne përfundimin e periudhes se qerase se autovetures. Kartat e kreditit te pranueshme jane: Visa, Master Card, Amex dhe Voucherat e udhetimit te kompanive kontraktore me ECR.

Per shkak te pagesave shtese, si karburanti apo shtesa e diteve te qeramarrjes, duhet te lihet nje format i bardhe i kartes se kreditit i firmosur nga klienti.

Kerkesat per patentat

Shoferat duhet te kene nje patente te plote dhe te kene minimalisht nje vit perdorimi te vazhdueshem, pa penalitete serioze apo diskualifikime perpara qeramarrjes.

Vetem shoferat e autorizuar me shkrim jane te lejuar te perdorin makinen e marre me qera. Deshtimet ne mos respektimin e ketij kushti bejne mos perfitimin ose anullimin e siguracionit.

Mosha e kerkuar, minimum 21 vjec. Nuk ka kufizim ne maksimum moshe.

Shoferi i dyte: Nje shofer i dyte, nuk ka pagese shtese. Me shume se nje shofer shtese ka nje pagese me 10 EUR ne dite.

Modelet e autoveturave

Modelet e listuara te autoveturave jane vetem shembuj, per shkak te ndryshimit te vazhdueshem te flotes. Rezervimiet duhet te behen vetem sipas grupeve (me 2 germat e kodit)

Kushtet per karburantin

Autovetura dorezohet ne agjensine e ECR plot me karburant. Ne rast te plotesimit te nivelit te karburantit do te aplikohet nje penalitet prej 10 EUR (me TVSH) plus koston e karburantit qe nevojitet.

Parkimi dhe masat administrative per shkeljen e rregullave te qerkullimit

Qeramarresi eshte pergjegjes per te gjitha penalitetet e marra per shkeljen e rregullave te qerkullimit dhe biletave te parkimit. Ne do te procedojme me nje penalitet prej 35 EUR (+ TVSH) per mos tregimin e ketyre penaliteteve ne procesin e ankimimit.

Ne rastet e aksidenteve, qeramarresi duhet te lajmeroje urgjentisht perfaqesuesin e kompanise ECR, per ti dhene detajet e plota te ngjarjes. Ne rast te demtimit te autovetures se marre me qera ne do t'ju sigurojme nje autoveture zevendesuese.

Sende personale

Klientet duhet te jene te vetedijshem per sendet te cilat lihen ne autoveturen me qera, eshte rreziku i tyre dhe ECR nuk eshte pergjegjese per ato sende.

Shtesat per celesat

Nese celesat e makinave te vene ne dispozicion nga ECR humbin, klienti do te paguaje nje shtese prej 130 EUR si dhe koston e sherbimit.

Detajet e takimit ne Airport

Ka kushte specifike te takimit ne Terminalin e Aerorportit, per Klientet te cilet rezervojne nje autoveture paraprakisht ne agjensine ECR ne Aeroport.

Detajet e takimit ne Port

Ka kushte specifike te takimit ne portet e Durresit, Vlores dhe Sarandes per klientet te cilet kane rezervuar nje autoveture paraprakisht ne nje nga agjensite e ECR ne portin Durresit, Vlores apo Sarandes.