Zbuloni ekselencën në marrjen me qira të makinave

Mirë se vini në Eagle Car Rental, zgjedhja juaj kryesore për shërbimet e makinave me qira në Shqipëri. Të themeluar në vitin 2014, ne kemi qenë të përkushtuar për të ofruar shërbime të nivelit të lartë për klientët tanë, duke u siguruar që përvojat e tyre të udhëtimit të jenë sa më të qetë dhe komode.

Historia jonë

ECR është një kompani dinamike e makinave me qira me seli në Tiranë qëndër , aeroportin Nënë Tereza dhe porti i Durrësit. Ne e kemi bërë misionin tonë të ofrojmë një përvojë me qira të makinave që shkon përtej të zakonshmes. Udhëtimi ynë filloi në vitin 2014 dhe që atëherë, ne kemi evoluar vazhdimisht për të përmbushur nevojat në ndryshim të klientëve tanë të çmuar.

Diferenca ECR

Në ECR, ne besojmë se një përvojë e shkëlqyer e marrjes me qira të makinave është ndërtuar mbi një bazë të tre shtyllave: Cilësia, Shërbimi dhe Komoditeti.

Cilësia: Flota jonë krenohet me një koleksion automjetesh të reja dhe komode, të zgjedhura me kujdes për t'ju ofruar një udhëtim të besueshëm dhe të këndshëm. Ne krenohemi që i mbajmë makinat tona në gjendje të pacenuar, duke garantuar sigurinë dhe kënaqësinë tuaj.

Shërbimi: Ekipi ynë me përvojë dhe i përkushtuar është në qendër të suksesit tonë. Ata janë gjithmonë të gatshëm t'ju ndihmojnë në zgjedhjen e automjetit të përsosur për nevojat tuaja dhe për t'iu përgjigjur çdo pyetjeje që mund të keni. Me ekspertizën e tyre, mund të besoni se jeni në duar të afta.

 

Vendndodhjet e marrjes

Ju mund ta merrni makinën tuaj në agjencitë tona ECR me vendndodhje të përshtatshme në Tiranë qëndër, aeroportin Nënë Tereza dhe portin e Durrësit dhe shërbim në të gjithë shqipërinë. Ne i kemi vendosur këto lokacione në mënyrë strategjike për t'ju ofruar fleksibilitet dhe lehtësi aksesi në shërbimet tona.

Angazhimi ynë

Në ECR Car Rentals, ne e kuptojmë se suksesi ynë është i lidhur me kënaqësinë tuaj. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar t'ju ofrojmë më të mirën. Që nga momenti kur rezervoni me ne deri në momentin kur ktheni automjetin tuaj, ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që përvoja juaj të jetë pa probleme dhe e këndshme.

Ne mezi presim t'ju shërbejmë dhe të jemi pjesë e udhëtimit tuaj, qoftë për biznes apo për argëtim. Faleminderit që zgjodhët ECR Car Rentals si partnerin tuaj të besuar të udhëtimit.

Na kontaktoni sot dhe përjetoni ndryshimin ECR.

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv

Siguracionet

Te gjitha autoveturat tona jane te siguruara ndaj demtimeve me palet e treta.

Nese autovetura jone demtohet nga nje autoveture tjeter (e cilesuar me faj) demtimi nuk kompensohet nga Siguracioni Kasko, por nga Polica e sigurimit te autovetures qe ka shkaktuar demin (si pale e trete). Sipas rregullit, raporti i policise duhet te behet, dhe klienti duhet te pershkruaje situaten e aksidentit ne formularet standard, te cilet mund te gjenden edhe ne zyren tone. Telefononi nje nga agjensite e ECR për asistencen e nevojshme.

Nese autovetura jone demtohet nga shoferi qe e ka ne perdorim (i cilesuar fajtor), demtimi kompensohet 80% nga Siguracioni Kasko dhe 20% nga klienti. por gjithmone duke paraqitur dokumentacionin e kerkuar sipas rregullit: Ekspertiza e Policise , ku klienti duhet te pershkruaje situaten e aksidentit ne formularet standarte. Telefononi nje nga agjensite e ECR.

Siguracioni Kasko ka disa perjashtime: (nuk mbulon)

Siguracioni Kasko nuk mbulon demtimin e ketyre pjeseve: Gomat, carjen e gomave, tasat, vjedhjen e pasqyrave, demtimin e shasise (sepse ky demtim behet vetem nga pakujdesia e shoferit); Siguracioni Kasko nuk mbulon demtimin e motorrit si rezultat i karburantit te keq, nuk mbulon as demtimin e pompes se naftes ose benzines; Siguracioni Kasko nuk mbulon demtimet e kryera nga shoferat nen efektin e alkolit apo te drogave te ndryshme; Siguracioni Kasko nuk mbulon demtimet e qellimshme te shkaktuara permes shperthimeve, zjarrvenies, eksploziveve, apo nga djegia e tapicerise se brendshme te makines; Siguracioni Kasko nuk mbulon demtimet e shkaktuara nga shofere te cilet nuk jane te autorizuar me shkrim te perdorin autoveturen.

Ne rast aksidentesh nese klienti nuk paraqet raport policie, Siguracioni Kasko nuk eshte i vlefshem. (Klienti eshte i detyruar te paguaje te gjithe vleren e demit, sipas fatures).

TP (Mbrojtja nga Vjedhja), nuk aplikohet nese shoferi humb celesat, pakujdesive ndaj celesave dhe dokumentave te autovetures se ECR.

Siguracioni Kasko nuk mbulon demet ne cdo rast kur shoferi (klienti) gjobitet nga policia per cdo lloj arsye si psh: parkim i gabuar, manovrim i gabuar, mosruajtja e distances etj. edhe pse jo shkaktar (fajtor) per demin e shkaktuar. Ne kto raste perfshihet automatikisht siguracioni TPL ku mbulohet vetem 50% e demit nga ky siguracion dhe 50% nga klienti.

Procedure e detyrueshme:

Ne rast Aksidenti shoferi eshte i detyruar te telefonoje policine dhe agjensine me te afert te ECR, te pershkruaje situaten dhe te plotesoje dokumentacionin (formularet) e nevojshem.

Kalimi i Kufirit

Shoferi duhet te bleje Kartonin jeshil (ne agjensite e ECR ose ne nje kompani sigurimi ne kufi). Per Siguracionet ndiqen te njetat procedura si ne territorin Shqiptar.

Dorezimi

Kontratat e qerase se autoveturave mbi dy dite i japin mundesine klienteve te marrin autoveturen ne nje agjensi te ECR dhe ta dorezojne ate ne nje agjensi tjeter ECR, pa pagese shtese.

Marrja e autovetures ne Shqiperi dhe dorezimi i saj ne nje shtet tjeter nuk eshte e mundur., pervecse ne rastet kur sherbimi i qeramarrjes shoqerohet me nje shofer te ECR.

Konfirmimi i rezervimit

Te gjitha rezervimet duhet te dergohen dhe te konfirmohen nga departamenti i rezervimeve, mundesisht brenda 24 oreve perpara kohes se marrjes se autovetures.

Ne disa raste te vecanta, gjate sezonit te pikut, ECR ka te drejten te mos konfirmoje rezervime nga plotesimi i kapacitetit te mundshem. Ne keto raste rezervimet paraprake do te minimizonin mos konfirmimet.

Mundesite e pagesave shtese

Tarifat zakonisht perfshijne qerate ditore (24 ore), kilometra te pa limituara(vetem perbrenda Shqiperise), siguracionin CDW dhe TP (kasko dhe kundra vjedhjes)

Shtesat e mundshme:

  • Vonesat ne dorëzimin e autoveturave pa mareveshje me zyrat e ECR-se jane me shtesat ne pagese si me poshte:

  • Mbi 2 ore -- nje dite e plote; Vonesat ne kthimin e autoveturave me shume se 2 ore pa lajmeruar nje nga agjensite e ECR do te denoncohen ne autoritetet e policise.

Kushtet per dorezimin e autovetures tek klienti

Te gjitha autoveturat do te pregatiten nga ECR gati per klientin, dhe keto përgatitje do te shenohen ne procesverbalin perkates. Te gjitha demtimet e autoveturave do te shenohen ne Raportin e demtimeve te pregatitur me pare nga ECR.

Kushtet e kthimit te autovetures nga klienti.

ECR kerkon qe autoveturat te kthehen (me goma te rregullta dhe te kontrolluara), ne te njeten situate si ne momentin e qeramarrjes.

Shtesa & extra:

1.Karrige per femije (vetem me kerkesa): tarifa ditore 5 Euro.

2.GPS (vetem me kerkese) 5 Euro.

Koha e prenotimit: Minimum 3 dite perpara

Dergimi dhe marrja e autovetures tek klienti

Dergimi dhe marrja e autovetures tek klienti behet vetem me kerkesa paraprake.

Gjate orarit te punes limiti brenda qytetit eshte 1. 5 EUR/KM + 20 % TVSH

Per ndonje kerkese te mundshme kontaktoni me departamentin e rezervimeve.

Kushtet e pagesave

Pagesa e qeramarrjes parapagese. Pagesat me para ne dore pranohet vetem per Grupet: Kompakt, Ekonomik dhe te Mesem, duke perfshire depoziten prej 200 EUR per grupin kompakt dhe ekonomik dhe 300 EUR per grupin e mesem. Klientit do ti kthehet depozita ne përfundimin e periudhes se qerase se autovetures. Kartat e kreditit te pranueshme jane: Visa, Master Card, Amex dhe Voucherat e udhetimit te kompanive kontraktore me ECR.

Per shkak te pagesave shtese, si karburanti apo shtesa e diteve te qeramarrjes, duhet te lihet nje format i bardhe i kartes se kreditit i firmosur nga klienti.

Kerkesat per patentat

Shoferat duhet te kene nje patente te plote dhe te kene minimalisht 3 vite perdorimi te vazhdueshem, pa penalitete serioze apo diskualifikime perpara qeramarrjes.

Vetem shoferat e autorizuar me shkrim jane te lejuar te perdorin makinen e marre me qera. Deshtimet ne mos respektimin e ketij kushti bejne mos perfitimin ose anullimin e siguracionit.

Mosha e kerkuar, minimum 21 vjec. Nuk ka kufizim ne maksimum moshe.

Shoferi i dyte: Nje shofer i dyte ka nje pagese me 10 EUR ne dite.

Modelet e autoveturave

Modelet e listuara te autoveturave jane vetem shembuj, per shkak te ndryshimit te vazhdueshem te flotes. Rezervimiet duhet te behen vetem sipas grupeve (me 2 germat e kodit)

Kushtet per karburantin

Autovetura dorezohet ne agjensine e ECR me te njejtin karburant qe meret. Ne rast te plotesimit te nivelit te karburantit do te aplikohet nje penalitet prej 10 EUR (me TVSH) plus koston e karburantit qe nevojitet.

Parkimi dhe masat administrative per shkeljen e rregullave te qerkullimit

Qeramarresi eshte pergjegjes per te gjitha penalitetet e marra per shkeljen e rregullave te qerkullimit dhe biletave te parkimit. Ne do te procedojme me nje penalitet prej 35 EUR (+ TVSH) per mos tregimin e ketyre penaliteteve ne procesin e ankimimit.

Ne rastet e aksidenteve, qeramarresi duhet te lajmeroje urgjentisht perfaqesuesin e kompanise ECR, per ti dhene detajet e plota te ngjarjes. Ne rast te demtimit te autovetures se marre me qera ne do t'ju sigurojme nje autoveture zevendesuese.

Sende personale

Klientet duhet te jene te vetedijshem per sendet te cilat lihen ne autoveturen me qera, eshte rreziku i tyre dhe ECR nuk eshte pergjegjese per ato sende.

Shtesat per celesat

Nese celesat e makinave te vene ne dispozicion nga ECR humbin, klienti do te paguaje nje shtese prej 300 Euro si dhe koston e sherbimit.

Detajet e takimit ne Airport

Ka kushte specifike te takimit ne Terminalin e Aerorportit, per Klientet te cilet rezervojne nje autoveture paraprakisht ne agjensine ECR ne Aeroport.

Detajet e takimit ne Port

Ka kushte specifike te takimit ne portet e Durresit, Vlores dhe Sarandes per klientet te cilet kane rezervuar nje autoveture paraprakisht ne nje nga agjensite e ECR ne portin Durresit, Vlores apo Sarandes.

Rr. Ibrahim Rugova, Pallatet Shallvare, Përballë Kompleksit Taiwan, Tiranë, Shqipëri  |  Aeroporti Nënë Tereza, Tiranë, Shqipëri

• Cel: +355 (0) 69 91 633 88 • Cel: +355 (0) 69 91 927 00 • Tel: +355 (0) 44 316 292 • reservations@eaglerent.al

Të drejtat e rezervuara © 2023 Eagle Car Rental